Video/ Merr flakë në ecje e sipër, shkrumbohet makina në Sukth

Një automjet është djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e kësaj të hëne. “BalkanWeb” mëson se ngjarja rrugore ka ndodhur në zonën e Sukthit.

Mjeti ka qenë në lëvizje kur ka marrë flakë. Menjëherë drejtuesi i mjetit ka mundur të ndalojë dhe të dalë me shpejtësi nga mjeti pa pësuar lëndime trupore.


Me të marrë njoftim drejt mjetit ka shkuar një makinë zjarrfikëse nga Durrësi që ka shuar flakët, po pa mundur të shpëtojë mjetin që është dëmtuar plotësisht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi