10.5 C
Tirana

Video me kokainë/ Kryebashkiaku i Bulqizës del nga SPAK: E ka në dorë drejtësia, ik tani!

Më datë:

“Kemi kohë të bisedojmë herë tjetër. E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment”- kjo ishte deklarata e vetme që tha Lefter Alla pas insistimit të vazhdueshëm të gazetarëve, për videon ku prtenedohet se ai po konsumon lëndë narkotike në në një lokal.

Ndërkaq avokati i tij, Petrit Isamili, i pyetur nga gazetarët u shpreh se ngjarja pritet të qartësohet:

“Nuk dha asnjë deklaratë. Pritet të sqarohet. Video shihet se është montazh.”- u shpreh ai.

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është bërë tema kryesore e debateve politike por jo vetëm, pas daljes së një videoje ku mendohet se është pikërisht ai duke marrë drogë, ndërsa mësohet se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për të verifikuar çdo detaj mbi çështjen.

SPAK ka nisur hetime kryesisht për Allën ndërsa pritet që ky i fundit të japë sqarime për pamjet që u publikuan.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...