VIDEO/ Bayern zhgënjen në premierë, Borussia rrëmben Superkupën

Bayern Munich zhgënjen në premierën sezonale të futbollit gjerman. Skuadra bavareze e drejtuar nga Niko Kovac hodhi poshtë parashikimet, duke u mundur 2-0 nga Borussia Dortmund në finalen e Superkupës. Një triumf i merituar për verdhezinjtë, që vendosën gjithçka në pjesën e dytë, falë talentit të sulmuesit anglez Jadon Sancho. Sfida nisi me Bayern më kërkues, teksa kampionët e Bundesligës dhanë përshtypjen se do të zgjidhnin shpejt çështjen e trofeut të parë sezonal.

Por kjo ide e krijuar në fillimin e ndeshjes nisi të sfumohej deri në fundin e pjesës së parë, e cila u mbyll me rrjeta të paprekura. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Borussia Dortmund mori frenat e lojës, sidomos pas golit të shpejtë të epërsisë të shënuar nga Paco Alcaser që në minutën e 48-të.

Ebemz Kuwaa9aya

Bavarezët provuan të ndryshonin rrjedhën e sfidës, por dështuan në të gjitha rastet e tyre për të barazuar shifrat. Të besuarit e Lucien Favre përfituan dhe në minutën e 69-të dhanë goditjen e “KO”. Sancho kurorëzoi mbrëmjen e madhe personale dhe atë të skuadrës së tij, duke vulosur triumfin me golin e dytë.

Nuk sollën asgjë në rezultat minutat e mbetura të ndeshjes, teksa në fund e gjithë festa ishte për Borussia Dortmud, e cila nis sezonin e futbollit gjerman me trofeun e rëndësishëm dhe i jep një sinjal të fortë rivalëve të përjetshëm në prag të edicionit të ri të Bundesligës.
(balkanweb)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi