VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Elbasan, perplasen 4 makina, njera perfundon ne kanal

Një aksident I rëndë ka ndodhur pak momente më parë në aksin Lushnje-Elbasan në afërsi të Rrogozhinës.

Kater mjete janë përplasur në rrethrrotullimin në dalje të austostradës Lushnje-Kavajë, teksa kthehesh për në drejtim të Elbasanit.

Mësohet se nga përplasja ka pasur disa persona të lënduar, por zyrtarisht policia ende nuk ka njoftuar për numrin e të plagosurve, apo nëse ka pasur viktimë.

Nga perplasja e forte nje prej mjeteve ka perfunduar ne kanalin buze aksit rrugor.

Eshte dashur nderhyrja e zjarrefikseve per te nxjerre te plagosurit nga makina.

Paraprakisht dyshohet se shkak ështe bërë shpejtësia tej normave të lejuara dhe një manovër e gabuar e një prej mjeteve te përfshira në këtë aksident.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi