Vetura e Dardan Molliçajt tek shtëpia e Shpend Ahmetit

Tani kur pothuajse është qartësuar se kush cilit grup i takon, Shpend Ahmeti kryetar i Prishtinës, të paktën publikisht ka mbajtur pozicion neutral, edhe pse bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Dardan Sejdiu, ka dalë kundër grupit të Albin Kurtit.

Së fundmi, një fotografi, të cilën e ka siguruar Rtv Dukagjini shihet se ka një afërsi më të madhe me Dardan Molliqajn, vetura e të cilit është parë te shtëpia e Kryetarit të Prishtinës.

Ndërkaq pak minuta më parë është publikuar një bisedë mes Aida Dërgutit dhe një aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, shpërfaqë edhe më shumë dallimet dhe mospajtimet në subjektin më të madh në opozitë, tash brenda krahut, i cili, të paktën në opinion, është pozicionuar kundër Kurtit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi