Vetëvrasja e pacientit me COVID, drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”: Deri në momentin e fundit s’paraqiste shenja psikologjike jonormale. Na ka tronditur!

Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot, ku një pacient me COVID-19 u vetëflijua, duke u hedhur nga kati i katërt.

Ka qenë vet drejtori i këtij spitali, Perlat Kapisyzi, i cili i shprehu në emër të stafit mjekësor, ngushëllime familjes. Ai theksoi se deri në momentin e fundit të jetës pacienti Preng Gjonaj nga Tropoja nuk kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

“Na ka tronditur ne si staf i personelit shëndetësorë, mjekë dhe infermierie, që punojnë 24 orë duke bërë një luftë heroike për të shpëtuar jetë njerëzit. 53-vjeçari u shtrua në 25 tetor, i cili i është nënshtruar ekzaminimeve dhe mjekimit sipas protokollit të trajtimit të pneumonisë nga SARS-COV 2. Në emër të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” i shprehim ngushëllime familjeve të pacientit. Sipas të dhënave të disponueshme që ne kemi, që nga shtrimi deri në momentin e fundit, nuk paraqiste ndryshime apo shenja psikologjike jonormale. Ky është një moment i vështirë për ne dhe do të kërkonim mbështetjen e të gjithëve. Dhe ju për të vazhduar këtë luftë në shpëtim të jetëve të pacientëve. Është momenti të respektojmë dhimbjen e familjarëve dhe të tonit”, tha Kapisyzi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi