Vetëvendosje dërgon 19 nënshkrime për shpërndarjen e Kuvendit

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së kuvendit ku u vendos për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, janë 19 deputetë të VV-së që kanë deponuar nënshkrimet e tyre në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani përmes një shkrimi në Facebook. Ai ka thënë se këto nënshkrime janë dorëzuar konform dakordimit në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Kuvendit.

Ndryshe, pas caktimit të datës 22 gusht për shpërbërjen e e Kuvendit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti ka dalë kundër caktimit të kësaj date. Ata kanë thënë se data për shpërndarjen e Kuvendit do të mund të vendosej edhe më herët dhe jo 22 gushti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi