Vetëvendosje akuzon Shpend Ahmetin se po mbështet shkeljet ligjore në NPB

Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, kanë hedhur kritika ndaj Kryetarit të komunës Shpend Ahmetit, se po tenton shkelje ligji pasi ata pretendojnë se po nis kapjen e Ndërmarrjes Publike të Banesave.

Në konferencën e sotme të mbajtur për media, u tha se kushdo që interesohet që me veprime të paligjshme të marr ndërmarrjen, nuk do ta ketë atë.

Më tej u potencua se është kërkuar deklarim nga Kryetari i komunës Shpend Ahmeti, rreth çështjeve të Ndërmarrje Lokale, por sipas tyre ai vazhdon të heshtë.

Sipas Grupit të Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, cdo projekt pozitiv për qytetin do të përkahet megjithatë u theksua se në Zgjedhjet në Prishtinë, votuesit i kanë dhënë mbështetje Vetëvendosjes e jo Shpend Ahmetit si individ.

Grupi i Këshilltarëve të Vetëvendosjes konsideron se nuk mund të caktohet një bord i ri pa vendimin e shkarkimit të bordit paraprak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi