10.5 C
Tirana

Vetëvendosja paralajmëron zgjedhje të reja, LDK: Të lëshojmë rrugë

Më datë:

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci paralajmëroi të premten se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të reja. Nagavci tha për mediat në Kosovë se nëse nuk arrihet zbatimi i vullnetit të qytetarëve, atëherë prapë do të kthehen te qytetarët.

“Nëse për arsye që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo.

Vetëvendosje refuzoi të enjten përmes një letre ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti tha se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e konsideron letrën përgjigje zyrtare.
Mustafa tha të enjten në mbrëmje në një intervistë për mediat në Kosovë se posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë së tij ndërsa presidenti nuk do të jetë i LDK-së, por i Kosovës.

Mustafa tha në intervistën dhënë për RTK se nëse Vetëvendosje ka kryeministrin dhe ministrat, atëherë LDK duhet të ketë kryeparlamentin ndërsa për presidentin tha se nuk do të jetë president i LDK-së, por president i Kosovës.

“Unë vetë e kam ditur që më ka rrëzuar vetëvendosje. Nuk do kishte mundur kurrë Vetëvendosje ta fitonte Prishtinën po të mos kishte pasur mbështetjen e PDK-së. Unë personalisht e kam vullnetin që të bëhet marrëveshja. Nëqoftëse nuk mundemi ta bëjmë, do të thotë duhet të lëshojmë rrugë, të lëshojmë hapësirë,” tha ai.

Vetëvendosje dhe LDK nuk janë takuar më dhe tashmë edhe ofertat po bëhen me letra dhe zarfa, të cilat po refuzohen nga palët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...