Vetëm 1.5 kilometra deri në rrethimin e qendrës së Afrinit

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) janë duke bërë përparime të shpejta gjatë operacionit “Dega e Ullirit” dhe aktualisht u ka ngelur të përparojnë vetëm 1.5 kilometra nga lindja në juglindje për të rrethuar qendrën e qytetit të Afrinit.

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, TSK dhe ULS dje gjatë ditës çliruan nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 18 pika.

Sipas matjeve hartografike të Anadolu Agency (AA), sipërfaqja e pastruar nga terroristët gjatë operacionit ka arritur në 1.100 kilometra katrorë.

TSK dhe ULS do të rrethojnë tërësisht qendrën e qytetit të Afrinit pas avancimit prej 1.5 kilometra nga lindja në juglindje në linjën lindje-jug të hartës.

Në ndërkohë, 3.5 kilometra kanë ngelur për të rrethuar qendrën e qytetit nga jugu.

Luftëtarët e ULS-së janë duke i vazhduar operacionet në koordinim me TSK-në.

AA xhiron nga ajri qendrën e qytetit

Një video e cila shfaq nga ajri qendrën e Afrinit është xhiruar nga AA nga pikat në të cilat gjenden njësitë e TSK-së dhe ULS-së.

Nga ana tjetër, ende nuk kanë filluar operacionet në Mabatli, qytezës së gjashtë të Afrinit e cila gjendet në veriperëndim të qytetit.

Pas përfundimit të rrethimit, pritet zgjerimi i linjave përreth qendrës së qytetit të Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 193 pika, përfshirë pesë qendra të qytezave, 155 fshatra si dhe 33 pika strategjike në Afrin.

Linjat e përqendrimit dhe mbrojtjes së YPG/PKK-së në masë të madhe ndodhen në qendrën e qytetit të Afrinit. Organizata ka orientuar me forcë civilët e rajoneve drejt qendrës së qytetit në mënyrë që të mund t’i përdorë si mburojë e gjallë, ndërsa pengon popullsinë arabe dhe kurde e cila dëshiron të shkojë nga qendra drejt zonave të kontrolluara nga regjimi i Asadit dhe opozita ushtarake.

Mbajtja e civilëve ka shkaktuar reagim edhe nga Kombet e Bashkuara./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi