Vetëhidhet nga kati i pestë i pallatit një person në Korçë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një person ka rënë nga kati i pestë i një pallati.

Raportohet se Pëllumb Hoti është vetëhedhur nga dritarja e banesës së tij në kushte të rënduara psikologjike pasi dyshohet se vuan nga depresioni.

Mësohet se ai ka rënë mbi tarracën e një objekti që ndodhet në katin e parë.

Raportohet se është gjallë megjithëse nuk dihet ende se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.

Priten informacione të mëtejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi