Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Tiranë-Fushë-Krujë. Shkak është bërë mjegulla e dendur. Vështirësi të mëdha ka edhe në aksin rrugor Kashar-Rinas. Autoritetet rrugore u bëjnë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes në këto akse, për shkak se mjegulla mund të kthehet në burim aksidentesh.
Më herët autoritetet e Aeroportit të Rinasit njoftuan se për shkak të mjegullës së dendur ishin ndërprerë fluturimet. Shtyrja e tyre ishte urdhëruar të bëhej deri në momentin e largimit të mjegullës.
Video Player
00:03
01:58