Veseli: Preferoj dialogun para konfliktit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka folur në një tryezë të Institutit Demokratik të Kosovës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se dialogu si mjet është gjithmonë alternativa e vetme për zgjidhjen e çfarëdo teme të hapur.

Ai tha se personalisht e njeh edhe rrugën e konfliktit pasi ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, por siç tha Veseli në atë kohë dialogu nuk është pranuar si mjet.

Veseli tha se dialogu Kosovë – Serbi ka pasur rezultate të shumta por edhe probleme pasi shteti serb ende vazhdon të krijojë pengesa të shumta nëpërmjet shpenzimit të dhjetëra miliona eurove në struktura paralele që përpiqen të pengojnë sovranitetin e Kosovës.

“Kosova sot ka nevojë për një konsensus të gjerë politik dhe gjithëpërfshirës në procesin e dialogut. Ne nuk duhet të zhvillojmë luftë të brendshme politike por duhet të jemi bashkë e të ecim përpara drejt fuqizimit të shtetit tonë dhe integrimeve euro atlantike.

Një është e qartë për të gjithë, Kosova si shtet i pavarur dhe sovran është e vendosur të ecë përpara përkrah aleatëve tanë perëndimorë për të hapur perspektivë të qëndrueshme për qytetarët tanë”, tha Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi