Venezuelë, ndërprerjet e energjisë shkaktojnë mungesën e ujit

Kryeqyteti i Venezuelas, Karakas, si dhe rajone tjera në këtë shtet po vuajnë nga mungesa e furnizimit me ujë krahas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Një nënë e re që kërkonte ujë në afërsi të autostradës duke hapur linjat e ujit, sot për AA tha se ajo nuk ka patur mundësi të lajë fëmijën e saj për një jave.

Një tjetër banor tha se e përdorin ujin vetëm për higjienë ndërsa një grua tjetër tha se ujin gjithashtu duhet ta përdorin edhe për të gatuar.

Banorët e Karakasit, të privuar nga furnizimi me ujë për dy javë, po grumbullohen nëpër parqe dhe kopshte, ndërsa të tjerët po thyejnë tubat e ujësjellësit dhe ujërave të zeza, në përpjekje për t’u furnizuar me ujë.

Në vende tjera, njerëzit furnizohet me ujë nga lumenjtë dhe përrenjtë, duke rrezikuar të marrin ndonjë sëmundje.

Këtë muaj pjesa më e madhe e Venezuelës është përballur me mungesë të energjisë elektrike.

Përderisa qeveria pretendon se shkurtimet janë si pasojë e sulmeve kibernetike dhe sabotimit, opozita thotë se sistemi i energjisë elektrike ka rënë për shkak se qeveria ka neglizhuar infrastrukturën.

Të dielën, presidenti i Venezuelas, Nicolas Maduro, publikoi një plan 30 ditor për të “racionuar” energjinë elektrike krahas ndërprerjeve në mbarë vendnin.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari, kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e tij të dytë pas zgjedhjeve që bojkotoi opozita.

Tensionet u përshkallëzuan, kur lideri i opozitës Juan Guaido më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, të cilin e mbështeti SHBA-ja dhe shumë vende evropiane dhe të Amerikës Latine.

Turqia, Rusia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë dhënë mbështetjen e tyre për Maduron.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi