Vendimi për djegien e mandateve, Basha takon aleatët

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i PD për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët.

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Burime për “BalkanWeb”  bëjnë me dije se Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.

Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi