16.5 C
Tirana

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Rama: Kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim

Më datë:

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Rama u shpreh se “ky vendim provon së pari se nuk i ka kapur ai të tëra pushtetet”. Kryeministri vuri në dukje se shumëkush pret që të njëjtat parime që sollën vendimin e Kushtetueses të ndiqen edhe kur të gjykohet paraburgimi i kryebashkiakut.

Rama tha se “kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd duhet të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë”.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Disa rrjedhime logjike nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

1. Ja që edhe njëherë u provua se nuk i paskam kapur unë të tëra pushtetet dhe kjo është një gjë sa e qartë, aq edhe e mirë apo jo.

2. Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo.

3. Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, po një qëndrim të vendosur parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo.

Pika 1 dhe 2 janë të sigurta, pika 3 mbetet për t’u parë, ndërkohë le të urojmë që kushdo ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, për vite me radhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Stuhia “Fung-Wong” përfshin Filipinet, raportohen tetëmbëdhjetë viktima dhe dy të zhdukur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të...

Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi prezantoi...

Mobileria në Vlorë digjet pas sulmit me zjarr nga persona të paidentifikuar

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë në orët e...

Berisha: Ligji “Për barazinë gjinore” sjell përmbysje të rendit juridik të vendit

https://www.youtube.com/live/HQYR6fNKgag?si=1cWk3ydg98ikVqm6&t=617  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot...