Vendimi final, CAS shprehet për çështjen Man.City

Man.City nuk është Skënderbeu, është një klub i madh dhe më shumë influence. “Qytetarët” besuan dhe fituan betejën e tyre me UEFA teksa CAS i ka dhënë të drejtë ekipit të Pep Guardiolës. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e ka konsideruar jo të saktë dënimin e dhënë nga UEFA duke i rikthyer të drejtën anglezëve të luajnë në Europë.

Cas

UEFA kishte përjashtuar City për dy vite nga të gjitha kompeticionet e euorpiane pasi sipas qeverisë së futbollit europian qytetarët kishin shkelur rregullat e “fair paly financiar”, gjë që është hedhur poshtë në CAS. Në fakt drejtuesit e klubit, trajneri Pep Guardiola, lojtarët, të gjithë besonin se klubi i tyre do të dilte i pastër nga kjo histori dhe kështu ndodhi. Pasi fituan ndeshjen më të rëndësishme me UEFA, Pep Guardiola do ti duhet të përgatis një merkato të bujshme për të vijuar ëndrrën e tyre, me qëllimin e vetëm të fitojnë Champions League.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi