Vendet më demokratike: Zvicra në vendin e nëntë

“Inteligence Unit”, rrjeti i publikimeve i revistës së njohur “The Economist” ka publikuar Indeksin e Demokracisë për vitin 2017.

Sipas kësaj renditje në vendin e parë ndodhet Norvegjia, derisa pas saj Islanda dhe Suedia.

Gjithnjë në bazë të renditjes më të re, Zvicra ndodhet në vendin e nëntë së bashku me Finlandën.

Shqipëria në këtë renditje është në vendin e 77-të, edhe pse ka bërë përparim, krahasuar me atë të kaluar.

Shqipëria ka renditjen e dytë më të mirë në rajon, pas Serbisë (66), ndërsa lë pas Malin e Zi (83), Maqedoninë (88), Bosnjën (101).

Vendet më demokratike në botë janë Norvegjia dhe Islanda, me një vlerësim maksimal prej 10 pikësh, të ndjekura nga Suedia, Zelanda e Re, Danimarka, Irlanda, Kanadaja, Australia, Finlanda, Zvicra. Dy shtetet me nivelin më të ulët të demokracisë në botë janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Azerbajxhani.

Shtetet që kanë ka mediat më të lira janë Australia, Kanada Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Zelanda e Re, Suedia, Shtetet e Bashkuara, që janë vlerësuar të gjitha me 10./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi