Vendet e BE-së 428 miliardë euro taksa vjetore nga automjetet motorike

Pesëmbëdhjetë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë mbledhur 428 miliardë euro të ardhura vjetore nga taksimi i automjeteve motorike.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka publikuar të dhënat në lidhje me taksat që marrin shtetet anëtare të BE-së nga automjetet motorike.

Sipas të dhënave Gjermania, Franca, Britania, Italia, Spanja, Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Greqia, Irlanda, Holanda, Suedia, Portugalia dhe Luksemburgu kanë siguruar një burim prej 428 miliardë eurove në vit të marra nga taksimet për automjetet motorike, të tilla si taksa TVSH, taksa e shitjeve, regjistrimeve, automjeteve të transportit dhe karburantëve.

Në mesin e vendeve në fjalë, shuma më e madhe e taksave për automjetet është mbledhur në Gjermani. Ajo renditet e para mes vendeve të BE-së me të ardhura vjetore prej 92 miliardë eurosh. Gjermania pasohet nga Franca me 79 miliardë euro, nga Italia me 74,4 miliardë, Britania me 56,3 miliardë euro, Spanja me 28,1 miliardë, Holanda me 20,3 miliardë dhe Belgjika me 19,6 miliardë euro.

Përveç kësaj, sektori i industrisë së automjeteve në BE ka siguruar punësim direkt dhe indirekt për gjithsej 13,3 milion njerëz, ndërsa vetëm prodhimi i automjeteve ka ofruar mundësi punësimi për 3,4 milionë njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi