Vëllezërit “skiftera” në Berat/ 20-vjeçari thyen arrestin e shtëpisë, tjetri arrin t’ia mbathë

Një 20-vjeçari, theu masën “Arrest në shtëpi” dhe u kap duke vjedhur ditën e sotme në Berat. R.L. u kap duke vjedhur në lagjen Uznovë bashkë me vëllain e tij disa zgara hekuri.

Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij E.L., 19 vjeç, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të jetë autor dhe i disa vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: në datën 03.01.2021 në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur në servisin e shtetasit L.B., 1 televizor dhe 1 laptop.  Në datën 22.01.2021 në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.Rr,  1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore.

Njoftimi Berat:

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 20-vjeçari, pasi u kap duke vjedhur. Shpallet në kërkim vëllai i tij, autor dhe i disa vjedhjeve të ndodhura më parë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L., 20 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë duke vjedhur në lagjen Uznovë bashkë me vëllain e tij, disa zgara hekuri, njëkohësishtë ka shkelur dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Gjithashtu u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi E.L., 19 vjeç, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të jet autor dhe i disa vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:  Në datën 03.01.2021 në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur në servisin e shtetasit L.B., 1 televizor dhe 1 laptop.  Në datën 22.01.2021 në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit F.Rr,  1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi