Vëllai u dogj brenda në makinë/ Deputetja socialiste mesazh prekës (Foto)

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën vëllait 37-vjeçar të deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti.

Viktima Elton Macolli punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Ai humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion, drejtuesi i të cilit është identifikuar si D.SH., 33-vjeç.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe mesazhi i deputetes në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e të vëllait

“Më thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonçe. Thonë që Zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë?”, shkruan Gjylameti.

Kjo është tragjedia e dytë brenda pak kohësh në familjen e deputetes socialiste. Reth 1 vit më parë ajo ka humbur edhe një motër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi