Vdiq gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares nga Fieri protestojnë para prokurorisë: Ose të zgjidhet problemi ose do hakmerremi vetë, do shkojmë të vrasim doktorin!

Paraditen e kësaj të hëne janë mbledhur përpara prokurorisë së Fierit familjarët e Elisabeta Lamaj, 31-vjeçares nga Ballshi që humbi jetën gjatë lindjes, në maternitetin e Fierit.

Familjarë të Elisabeta Lamaj dhe të bashkëshortit të saj protestojnë përpara prokurorisë, pasi sipas familjarëve 31-vjeçarja humbi jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill të këtij viti. 31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën.

Familjarët kërkojnë të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësia në vend. Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt shprehet se nuk janë marrë dëshmitë e familjarëve.

“Ne kemi ardhur vetëm për të marrë një përgjigje. Asnjëri s’na ka pyetur, deri sot kanë neglizhuar çdo gjë dhe vazhdojnë ta neglizhojnë. Kam ardhur me familjarët e mi dhe do vijmë çdo ditë sepse nuk është marrë asnjë masë nga prokuroria sepse e kanë lënë çdo gjë në harresë. Asnjë masë nuk është marrë, mjeku vazhdon të punojë, vazhdon të jetë i qetë në jetën e vetë. Asnjë pezullim nuk është bërë, deri në momentin që do të dalë ekspertiza mjeko ligjore. Por jo, Eduard Kapaj dhe Suela Kapaj dhe anestezistin nuk e di kush është dhe nuk e kam mësuar as sot. Për mjekim të pakujdesshëm, unë kam shkuar, kam blerë medikamente. Të gjithë kamerat e spitalit duhet të merreshin të sekuestroheshin, serverat të gjitha, nuk e di. Asnjë përgjigje nuk kam marrë, ndaj unë sot kam ardhur këtu. Është një muaj dhe askush nuk më ka pyetur si ka ndodhur, çfarë ke parë. Unë i kam parë të gjitha veprimet, kam parë ardhjen e mjekëve pa uniformë, sikur kishin ardhur për të mbështetur Eduard Kapajn. Një herë doli tha trombozë, herën e dytë doli tha arrest kardiak, nuk mund të ndodhin njëkohësisht. Unë kërkoj drejtësi t shkojë deri në fund dhe prandaj kam ardhur këtu, prokuroria të na japi përgjigje. Do vazhdojmë ta gjejmë përgjigjen, nuk mund të them se si”, shprehet ai.

Familjarët, të cilët ndodhen në dyert e prokurorisë dhe kërkojnë të futen brenda pasi askush nuk jep sqarime, thonë se do të bëjnë vetëgjyqësi për këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk ekziston shteti për ne. Nuk është bërë asgjë. O të na i zgjidhë problemin shteti ose ne do hakmerremi vetë, do dalim zot vetes, do vemë ta vrasim të doktorin, atë që na vdiq vajzën tonë, ka lënë dy fëmijë rrugës. Nuk ka më keq, nuk ka kush ju shërben. Nuk e imagjinon dot se sa keq është. Ekziston drejtësia apo jo!”, shprehet njëri prej familjarëve.

Pas kërkesës për takim me prokurorin, familjarëve u është kërkuara të paraqesin një kërkesë me shkrim në këtë institucion. Ata pritet të takohen me prokurorin ditën e nesërme, ndërkohë që janë larguar në qetësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi