Vdiq dy ditë pasi mori vaksinën anti-Covid, zbardhet autopsia e infermieres 41-vjeçare

Zbardhet autopsia e infermieres portugeze Sonia Azevendo, e cila ndërroi jetë 2 ditë pas mori vaksinën anti-COVID.

Sipas autoriteteve vendase, vdekja e saj nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me vaksinën, raporton gazeta portugeze ‘’Correio da Manha’’ teksa i referohet deklaratës së Ministrisë së Drejtësisë.

41-vjeçarja punonte në sektorin pediatrik të Insitutit Portugez të Onkologjisë në Porto dhe u gjet e vdekur më 1 janar, dy ditë pasi kishte kryer vaksinën kundër Koronavirusit.

Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, e cila punonte në pediatri në Institutin Portugez të Onkologjisë në Porto.

Babai i saj Abilio Acevedo tha për mediat vendase se, ajo nuk kishte pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

“Ajo mori vaksinën ndaj Covid-19, por nuk kishte asnjë simptomë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë dua përgjigje. Unë dua të di se çfarë çoi në vdekjen e vajzës sime”, tha Abilio Acevedo.

Drejtuesit e institucionit ku punonte Sonia Acevedo konfirmuan se ajo ishte vaksinuar kundër koronavirusit më 30 dhjetor dhe thanë se nuk kishin pasur ndonjë njoftim për ndonjë efekt anësor pasi 41-vjeçarja mori vaksinën.

Pasi mori dozën e parë të vaksinës, ajo ndryshoi foton e saj të profilit në Facebook, me maskë në fytyre, ndërsa bashkëngjitur shkroi: “E sapo vaksinuar ndaj Covid-19”.

Babai i saj tha se ai mori një telefonatë rreth orës 11:00 të mëngjesit të së premtes, ku i thanë se vajza e tij kishte ndërruar jetë.

“Vajza ime u largua nga shtëpia dhe nuk e pashë kurrë më”, rrëfen ai.

Ndërkohë, vajza e 41-vjeçares tha se nëna e saj nuk ishte ankuar për asgjë tjetër, veç një dhimbje të lehtë në zonën ku kishte bërë vaksinën.

Sonia Acevedo ishte një nga 538 punonjëset në këtë institucion në Portugali që morën vaksinën e Pfizer-BioNTech.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi