Vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë, në një aksident trafiku në Klinë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka theksuar për lajmi.net se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi .

“Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet. Vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve me fatalitet gjatë javëve të fundit ishte mjaftë i lartë. Kësisoj nga Policia e Kosovës kanë apeluar disa herë radhazi për kujdes të shtuar në trafik.

Gjatë ditës së djeshme ishin dy aksidente të cilat morën jetën e katër personave në dy qytete të ndryshme të vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi