Vdes dirigjenti i njohur japonez Seiji Ozawa

Dirigjenti i famshëm japonez Seiji Ozawa ka vdekur nga  problemet me zemrën, në moshën 88-vjeçare.

Ozawa, ish-drejtor muzikor i Operës Shtetërore të Vjenës, vdiq më 6 shkurt në shtëpinë e tij në Tokio.

Dirigjenti, i përshkruar si energjik dhe si dirigjenti 100 000 volt, drejtoi relativisht pak opera gjatë karrierës së tij, por me sukses të jashtëzakonshëm.

Si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Bostonit nga viti 1973 deri në 2002, Ozawa vendosi standarte të reja për shkëlqimin tonal. Ai ishte i njohur edhe për gjerësinë e repertorit të tij.

Më pas, duke menaxhuar Operën Shtetërore të Vjenës, ai iu përkushtua operës, duke treguar aftësinë e tij të jashtëzakonshme në drejtimin e veprave nga Mozart në Krenek.

Puna e tij arriti gjithashtu në hapësirë, kur ai drejtoi Orkestrën Saito Kinen (SKO) për t’i dorëzuar uverturën “Egmont” të Beethoven astronautit Koichi Wakata në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi