Vdekja e dy elektricistëve në Fier, jepet vendimi për drejtorin dhe inxhinierin e OST-së

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për drejtorin OST-së Andi Prifti dhe inxhinierin Eriseld Lala, të cilët u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Roskovec.

Andi Prifti, dhe Eriseld Lala, u arrestuan per vepren penale “Shperdorim detyre” pasi urdheruan te bejne punime ne menyre te kundraligjshme ne linjen 110 kv ne Jagodine ku humben jeten 2 shtetasit Gjergji Duka 50 vjec nga Kucova dhe Bashkim Saliaj 64 vjec nga fshati Panahor i Mallakastres.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Roskovec 3 ditë më parë, ku dy elektriçistë humbën jetën pasi ra shtylla ku ata ishin duke punuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi