Vazhdojnë protestat në Hong Kong

Protestuesit në Hong Kong shkelën flamurin kinez, vandalizuan një stacion metroje dhe vunë zjarre nëpër rrugë pasi protestat pro-demokracisë morën një kthesë të dhunshme edhe një herë.

Protestat pro-demokratike në Hong Kong sot u kthyen në trazira ndërsa forca të shumta policore janë në terren.

Protestuesit me shkopinj demoluan një metro të qytetit dhe thyen kamerat e survejimit.

Demonstruesit ishin të maskuar për të fshehur identitetin ndërsa policia ka rrethuar stacionin Shatin.

Protestat pro-demokratike në Hong Kong kanë hyrë në muajin e katërt ndërsa në disa raste ka patur trazira në rrugët e këtij rajoni kinez.

Autoritetet e Hong Kongut tërhoqën projekt-ligjin e diskutueshëm të ekstradimit që nxiti protestat, por protestat u shtrinë duke parashtruar një sërë kërkesash tjera, përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi