Vasili: Barna onkologjike nuk ka, kryeminstri gënjeu

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se realiteti për barnat onkologjike është ndryshe, pasi nuk ka të tilla në spital.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se realiteti i vërtetë është ndryshe, nga ajo që paraqiti kryeministri me zonjën nga Rrësheni që i kërkoi barnat, dhe spitali nuk ja jepte prej kohësh.

“Barna nuk ka, ky është realiteti. Ndaj miqësisht ju them mos e besoni kurre kryeministrin sepse ai është gënjeshtra vetë,jeta e tij është gënjeshtër,teatri i tij është gënjeshtër,fjala e veprimi i tij janë gënjeshtër dhe ai gjallon në gënjeshtër”, shkruan Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi