12.5 C
Tirana

Varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Dule: Nderimi i të rënëve gjatë luftës anti-fashiste është mision, Shqipëria ta kishte përmbushur më parë

Më datë:

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur nga Këlcura për nderimin e sotëm në ditën e Festës së ‘Jo’-së tek varrezat e ushtarëve grekë.

Dule thotë se janë të papranueshme etiketimet e të rënëve grekë si pjesë e një ushtrie të huaj ndërkohë që bëhej fjalë për një lufte kundër anti-fashizmit.

Ai thotë se nderimi i të rënëve gjatë luftës duhet të ishte përmbushur kohë më parë nga Shqipëria dhe është një mision faktikisht.

”Nuk jam unë ai që mund të them se çfarë mendon Greqia. Ajo mund të them është që nuk është vetëm një marrëveshje.

Nderimi i të rënëve nga lufta anti-fashiste, dhe në rastin konkret heronjve të ushtrisë greke kundër pushtuesve fashistë italianë.
është një mision i shoqërisë shqiptare, i Shqipërisë që duhet ishte përmbushur më parë.

Mentalitete të tilla, se ishte një ushtri e huaj janë të papranueshme në kohën kur bëhet fjalë për t’i dhënë një goditje fashizmit.

Në Normandi luftuan amerikanët, britanikët. ”- tha Dule.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shalsi: I ashtuquajturi rikthim i Berishës, konfirmim i dështimit të tij politik

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, njëherësh edhe...

Trump emëron biznesmenin miliarder Warren Stephens si ambasador në BM

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të...

Noka: Buxheti diskriminon personat me ndihmë ekonomike, të vendoset minimumi jetik

Partia Demokratike propozoi sot vendosjen e minimumit jetik në...

Berisha: Me buxhet 8.2 miliardë euro, të vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se,...