Varg makinash në doganën e Kapshticës, pala greke redukton sportelet

Dhjetra mjete dhe udhëtarë janë duke pritur prej orëve të para të mëngjesit në doganën e Kapshticës për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Mësohet se vargu me mjete të vogla dhe autobusë është krijuar në tokën neutrale dhe territorin e doganës greke.

Mësohet se pala greke po punon vetëm me një sportel, që po detyron qyetarët të presin disa orë për të kryer procedurat.

Fluksi i lartë i hyrje-daljeve po menaxhohet pa vonesa nga pala shqiptare, e cila punon me 3 sportele në dalje dhe 2 sportele për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve që hyjnë në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi