13.5 C
Tirana

Vaksina `për Shqipërinë`/ Testimet rezultojnë të suksesshme

Më datë:

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti I Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë Astra Zeneca, tregoi një përgjigje të fuqishme imunitare tek të rriturit e moshës 60 dhe 70 vjeç, duke shtuar ndjeshëm shpresat se mund të mbrojë edhe grupmoshat më të rrezikuara nga koronavirusi.

Kërkuesit thonë se gjetjet e bazuara në 560 vullnetarë të shëndetshëm, janë “inkurajuese”. Ato gjithashtu po përpiqen të shohin nëse vaksina do ta frenojë zhvillimin e sëmundjes tek personat që do të marrin pjesë në fazën e tretë dhe shumë më të gjerë të testimit. Rezultatet përfundimtare të saj priten brenda disa javësh.

Në muajin gusht, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje me AstraZeneca për blerjen e të paktën 300 milionë dozave të vaksinës potenciale kundër COVID-19.

Komisioni Evropian, i cili negocioi në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së, tha se marrëveshja përfshin mundësinë për të blerë edhe 100 milionë doza shtesë nëse vaksina e kësaj kompanie rezulton e sigurt dhe efektive.

Blloku ka njoftuar se do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e kësaj vaksine dhuratë nga BE-ja është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 63 vjeçari në Lushnje

Një 63 vjeçar nga Lushnja i ka dhënë fund...

Ballkani në BE, eksperti: Është në interesin e bllokut, Shqipëria shembull në rajon

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Europiane,...

Policia godet grupin që shpërndante drogë në shkolla, Vocaj: 24 të arrestuar

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit...

“Duhet ende kohë”, Everton dhe Sylvinho “kryqëzojnë gishtat”, Broja shihet si shpëtimtar

Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando...