14.5 C
Tirana

Vaji i ullirit, kura për tensionin, zemrën dhe diabetin

Më datë:

Njerëzit që konsumojnë një regjim ushqimor mesdhetar vuajnë më pak nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspertët besojnë se çelësi i suksesit të këtij regjimi ushqimor është pikërisht vaji i ullirit. Ky vaj përmban fenolë të cilët janë tepër efikasë në hollimin e gjakut dhe parandalimin e mpiksjes së tij.

Bllokimi i enëve të gjakut konsiderohet një faktor i lartë rreziku për atakun në zemër dhe isheminë. Fenolët tek vaji i ullirit luajnë edhe rolin e antioksidantëve të cilët ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.

Përfitime Të Tjera Të Vajit Të Ullirit
Studimet shkencore mbi këtë çështje, tregojnë se vaji i ullirit ka aftësinë të: Përmirësojë tensionin e gjakut dhe nivelin e lipideve, Parandalojë diabetin e tipit 2 dhe të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak tek diabetikët, Ulë rrezikun e mpiksjes së gjakut që shkakton atak të papritur në zemër, Të ulë rrezikun e sëmundjeve tumorale.

Vaji I Ullirit, Një Zgjedhje E Zgjuar Dhe E Shëndetshme
Vaji i ullirit është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme për konsumatorin për dy arsye.

Profili I Yndyrnave Të Vajit Të Ullirit
Vaji i ullirit përbëhet kryesisht nga yndyrna mono-të-pangopura e të shëndetshme. Ky profil është i dobishëm për uljen e nivelit të kolesterolit. Kësisoj ju mund ta përdorni vajin e ullirit për të zëvendësuar ushqime si gjalpi dhe yndyrnat e tjera.

Mikroushqyesit
Sipas të dhënave, vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban mbi 230 përbërës bioaktivë tepër të rëndësishëm për organizmin. Këtu përfshihen edhe antioksidantët, vitamina E dhe polifenolët.

Si Të Ruani Vajin Më Të Mirë Të Ullirit
Mënyra se si blini dhe ruani vajin e ullirit është e rëndësishme për të korrur përfitimet maksimale prej tij. Nxehtësia, drita dhe oksigjeni jo vetëm që e degradojnë shijen dhe aromën e tij por edhe vlerat shëndetësore. Për rezultate më të mira ju duhet: Ta mbani vajin e ullirit në shishe qelqi, në errësirë dhe në një vend të freskët, por jo në raftet që ndodhen sipër furrës.

Të blini shishet të renditura sa më thellë në raftet e supermarketeve. Të lexoni etiketat dhe të kuptoni periudhën e ekspozimit të vajit ndaj faktorëve denigrues. Kohëzgjatja ideale e vajit të mirë është 12 muaj. Kura më e mirë është një lugë vaj ulliri në mëngjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...