Uzbekistani përsëri pjesë e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse

Uzbekistani pas një ndërprerjeje 17-vjeçare do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse, i cili zhvillohet nesër në Kirgistan.

Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, do të marrë pjesë në samitin e presidentëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse i cili do të zhvillohet në Bishkek të Kirgistanit.

Sipas informacioneve të përpiluara nga AA, mësohet se Uzbekistani mori pjesë në samitin e presidentëve të shteteve turqishtfolëse të zhvilluar në Azerbajxhan në vitin 2000, dhe se në samitin e zhvilluar në vitin 2001 mori pjesë në nivelin e kryetarit të parlamentit.

Uzbekistani në samitin e mbajtur në Antalya të Turqisë në vitin 2006 preferoi të mos merrte pjesë. Gjithashtu Uzbekistani i cili nuk mori pjesë në takimet e mëpasshme, nuk mori pjesë as edhe në aktivitetet dhe themelimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse të formuar në vitin 2009, i cili ka për bazë deklaratën e Stambollit më 16 shtator 2010 dhe marrëveshjen Nahçivan më 3 tetor 2009.

– Iniciativa e presidentit Erdoğan ka qenë efektive

Marrëdhëniet Uzbekistan-Turqi nisën të zhvillohen në vitet e fundit me ardhjen në detyrë të presidentit Shavkat Mirziyoyev, ku gjatë kësaj periudhe u kryen vizita të ndërsjella të nivelit të lartë.

Vizitat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të kryera në këtë vend në vitin 2016 dhe në prill të vitit të kaluar si dhe vizita e presidentit Mirziyoyev në Turqi në tetorin e vitit të kaluar kanë siguruar hapa të rëndësishëm që Uzbekistani t’i ribashkohet këshillit. Vendimi i Uzbekistanit për ripjesëmarrjen pas 17 vitesh sërish në këshill ka ardhur në rendin e ditës me iniciativën e presidentit Erdogan, ku përpjekjet e tij kanë luajtur një rol të rëndësishëm për rikthimin e Uzbekistanit në këshill.

Presidenti Mirziyoyev në një deklaratë për gazetarët pas takimit në muajin prill me Erdogan në Tashkent duke bërë të ditur se kishin arritur një rezultat pozitiv për ripjesëmarrjen pas një kohe të gjatë të Uzbekistanit në këshilli, ai kishte theksuar se në samitin që do të zhvillohej në Bishkek do të marrte pjesë edhe vendi i tij.

“Në takimin e mbajtur në Ankara i nderuari Erdoğan, më kishte shprehur se në zyrën e këshillit turk mungonte flamuri i Uzbekistanit. Ne tashmë u dakorduam mbi këtë çështje. Në zyrën e këshillit turk në Turqi tashmë do të valëvitet edhe flamuri i Uzbekistanit. Kjo nuk është një çështje e vogël. Pas shumë vitesh Uzbekistani do të marrë pjesë në samitin i cili do të zhvillohet në Bishkek”, kishte theksuar Mirziyoyev.

Në takimin i cili do të mbahet ditën e nesërme nën organizimin e presidentit të Kirgistanit, Sooronbay Ceenbekov, pritet të marrin pjesë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, si dhe në cilësinë e anëtarit vëzhgues, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi