Ushtria turke përfundon misionin e 35-të patrullues në Munbixh

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) përfunduan misionin e tyre të 35-të patrullues në rajonin verior të Sirisë, Munbixh, që është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe SHBA-ve për pastrimin e rajonit nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë, forcat turke dhe ato amerikane zhvilluan patrullimet në mënyrë të pavarur dhe të koordinuar në linjën mes Munbixhit dhe rajonit të çliruar më herët nga terroristët përmes operacionit anti-terrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Patrullimi i parë i ushtrisë turke është realizuar më 18 qershor.

Marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-ve synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.

Marrëveshja u bë e ditur për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Nëse modeli rezulton i suksesshëm, Turqia ka paralajmëruar marrëveshje të ngjashme edhe në Sirinë lindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e bëri.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi