Ushtarët izraelitë arrestojnë 13 palestinezë

 

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 13 palestinezë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se 13 palestinezë janë arrestuar në operacione që janë zhvilluar gjatë natës nën akuzën për “përfshirje në incidente terroriste”.

Ndërkaq, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se katër nga arrestimet janë kryer në qytetin El Halil (Hebron) dhe se në mesin e të arrestuarve gjendet edhe një vajzë.

Zyrtarët palestinezë ende nuk kanë dhënë deklaratë në lidhje me arrestimet.

Sipas të dhënave të fundit të Komitetit të të Burgosurve Palestinezë, të paktën 6.000 palestinezë, përfshirë 350 fëmijë, gjenden në burgjet izraelite.

Nën praktikën e quajtur “burgim administrativ”, Izraeli mund të burgosë palestinezët nga 1 deri në 6 muaj. Në qoftë se vendoset se i burgosuri paraqet “rrezik për sigurinë e Izraelit”, gjyqtari ushtarak mund të zgjatë kohën e burgimit deri në 5 vite pa iu referuar ndonjë vepre penale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi