Ushqimet që ju ndihmojnë të rekuperoni një ditë ku nuk jeni ushqyer shëndetshëm

Hulumtimet e reja nga UCLA zbuluan se ushqimet e pasura me DHA, një acid yndyror omega-3, mund të përmbysin disa nga dëmtimet që shkakton fruktoza.

Këtu janë 4 ushqime që ju ndihmojnë për të rikuperuar një ditë, ku nuk jeni ushqyer shëndetshëm:

Salmoni

Përmirëson të mësuarit dhe kujtesën, dhe shëron indin e trurit “të plagosur” nga fruktoza. Salmoni është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i selenit dhe vitaminës D.

Farat Chia

Kur ndiheni jo mirë pas një dite të keqe, farat Chia janë miku juaj. Janë të ngarkuara me fibra, e cila ndihmon në ushqimin e baktereve të zorrëve dhe ndihmon në humbje peshe. Plus, kjo fibër gjithashtu ndihmon zbrazjen e të gjitha toksinave që keni konsumuar. Ato sigurojnë kalcium, proteina dhe lignanë, një antioksidant i fuqishëm. Plus, ato nuk marrin kohë për t’u përgatitur.

Arra

Vetëm ¼ filxhanit me arra ofrojnë 133% të përmbajtjes suaj omega-3 të rekomanduar. Dhe një studim i vitit 2015 nga Yale sugjeron se ngrënia e tyre mund të çojë në zgjedhje më të mençura ushqimore

Aloe vera

​”Është gjëja e parë që unë rekomandoj tek klientët e mi që të kthehen në rrugën e duhur pas një kequshqyerje”, thotë Nikki Ostrower, themelues i NAO Nutrition në New York City. Është një “central” ushqyes, i mbushur me vitamina, minerale dhe aminoacide. Ajo gjithashtu mund të rrisë bakteret e shëndetshme në zorrë që ndihmojnë në tretje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi