Uragani Eta godet shtatë vende të Amerikës Qendrore, të paktën 200 të vdekur dhe të zhdukur

Uragani Eta që ka goditur shtatë vende të Amerikës Qendrore ka shkaktuar deri tani 200 të vdekur dhe të zhdukur.

Stuhia ka qenë shumë e fuqishme dhe tani do të rrisë sërish fuqinë e saj teksa drejtohet në Ishullin Cayman, Kubë dhe më pas në Florida. Ndër të tjera numri i viktimave vazhdon të rritet në Guatemalë, vendi më i goditur nga Uragani.

Fshati i Queja (në veri) është përfshirë pothuajse i tërë nga balta dhe presidenti i vendit Alejandro Giammattei ka pranuar që bëhet fjalë për rreth 150 të vdekur dhe disa të humbur.

Të enjten forcat e ndihmës së shpejtë nuk kanë arritur të hyjnë në zonë për shkak të rrugëve të përmbytura.

Forcat e ushtrisë kanë mbërritur dje në fshat për të kërkuar për persona të mbijetuar.

Uragani ka prekur tokën të martën në brigjet e Karaibeve të Nikaraguas, kur stuhia ishte e kategorisë 4, me erëra deri në 140km/orë por është dobësuar gjatë kalimit të saj në Nikaragua dhe Honduras.

Shirat e furishëm kanë goditur edhe brigjet e Costa Rikës, Panamasë, El Salvador, si dhe Meksikën, ku autoritetet e Chiapas, një nga shtetet më të varfra të Vendit-kanë njoftuar gjetjen e të paktën 20 viktimave.

Sipas qendrës së monitorimit të uraganeve amerikane (Nhc), Eta do të godasë Kubën nesër, duke vazhduar më pas rrugën drejt Floridas së Jugut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi