United ndalet nga Wolves, vetëm barazim për ekipin e Solskjaer

Wolverhampton i ka  rrëmbyer një barazim 1-1 Manchester Unitedit në javën e dytë të Premier Ligës. Djajtë e Kuq kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Anthony Martial në minutën e 27-të pas asistit të Marcus Rashford.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Unitedit, mirëpo pjesa e dytë i takoi ‘Ujqërve’. Ishte minuta e 55-të kur Ruben Neves shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca. Manchester United e kishte shansin që ta rikthente epërsinë me penalltinë e fituar nga Paul Pogba (68’), por Rui Patricio e priti gjuajtjen e francezit nga pika e bardhë.

United renditet në vendin e katërt me katër pikë, po aq sa ka edhe City në vendin e tretë, ndërsa Livepool dhe Arsenali ndajnëvendin e parë me gjashtë pikë.

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi