ULS nis operacionet tokësore kundër organizatës terroriste PYD/PKK

Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e cila ka hyrë në rajonin Afrin të Sirisë nën pushtimin e organizatës terroriste PYD/PKK, ka nisur një operacion gjithëpërfshirës tokësor kundër organizatës.

Mësohet se njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) që mbështesin Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” duke hyrë në territoret e Afrinit kanë nisur të përparojnë drejt këtij rajoni.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) lidhur me operacionin e nisur dje kanë njoftuar më parë se nga 113 pozicione të PYD/PKK-së në 7 zona të përcaktuara në rajonin Afrin kanë qëlluar 108 prej tyre.

Gjithashtu në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ishte theksuar se operacioni do të realizohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në kuadër të vendimeve të veçanta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në çështjen e luftës kundër terrorizmit dhe në kuadër të të drejtës për vetëmbrojtje, bazuar në nenin 51 në marrëveshjen e OKB-së duke respektuar sovranitetin territorial të Sirisë. Në deklaratë është theksuar se janë vendosur në objektiv vetëm pikat që u përkasin terroristëve dhe se do të tregohet çdo ndjeshmëri për mos dëmtimin e civilëve.

Pasi regjimi i Asadit në korrik të vitit 2012 ia dorëzoi Afrinin organizatës PYD/PKK pa u konfliktuar, ky rajon përgjatë luftës është bërë vendi fole i organizatës. Për shkak të pozicioneve të larta gjeografike, një pjesë e konsiderueshme e qyteteve Kilis dhe Hatay të Turqisë mbesin brenda rrezes së zjarrit të organizatës në Afrin.

Organizata terroriste prej shumë vitesh përdor malet Amanos për tu infiltruar nga Siria në Turqi. Afrini është një pikë kyçe për PYD/PKK-në për të formuar një dalje në Mesdhe nga veriperëndimi i Sirisë. Organizata terroriste gjithashtu nëpërmjet Afrinit kërcënon edhe rajonin e “Mburojës Eufratit” edhe “zonën jokonfliktuale” të Idlibit.

Nën pushtimin e organizatës PYD/PKK-së ndodhet një e katërta e territorit të Sirisë, gjithashtu edhe 65 për qind e vijës kufirit Turqi-Siri./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi