Ullinjtë e zinj përmisojnë shikimin

Ullinjtë e zinj kanë sasi të konsiderueshme hekuri dhe përmbajnë acide yndyrore të nevojshme për lëkurën. Ato ndihmojnë shëndetin e zemrës, por edhe përmirësojnë shikimi. Zbuloni disa nga përfitimet në shëndet të ullijve të zinj, shkruan Kosova Post.

1. Shëndeti kardiovaskular

Studimet kanë treguar se antioksidantët tek ullinjtë e zinj luftojnë dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës.

2. Burim i mirë i hekurit

Ullinjtë e zinj kanë sasi të konsiderueshme hekuri. Nëse keni mungesë hekuri, indet nuk furnizohen me sasinë e duhur të oksigjenit dhe për këtë arsye kemi shpesh ftohtë dhe ndihemi pa fuqi. Këta ullinj shtojnë aftësinë e qelizave të kuqe për transportimin e oksigjenit në trup, si pasojë e prezencës së hekurit në gjak.

3. I mrekullueshëm për lëkurën

Acidet yndyrore dhe antioksidantët mbrojnë dhe hidratojnë lëkurën. Prandaj në shumë sapunë, apo edhe maska përdoret vaji i ullirit, në mënyrë që të përmirësojnë lëkurjen pas larjes së fytyrës.

4. Përmirëson shikimin
Ullinjtë përmbajnë luteinë, një antioksidant i fuqishëm dhe karotenoid, që mbron qelizat nga plakja e parakohshme dhe forcon retinën, duke përmirësuar shikimin.

5. Mban të shëndetshëm sistemin tretës
Studimet e ndryshme kanë arritur në përfundimin se konsumi i shpeshtë i vitaminës E dhe acideve yndyrore që gjenden tek ullinjtë e zinj sjellin uljen e riskut të prekjes nga kanceri i zorrëve. Këta ushqyes ndihmojnë në parandalimin e problemeve në zorrë si dhe luftojnë ulcerën dhe gastritin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi