UEFA dënon 3 ndeshje Buffon, PSG gati t’i japë portën

Kartoni i kuq në përballjen me Real Madrid dhe fjalët e thëna pas ndeshjes ndaj arbitrit Oliver do t’i kushtojnë 3 ndeshje skualifikim portiertit Buffon. Komunikimi ka ardhur nga UEFA, nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e internetit.

Në këto kushte ish-portieri i Juves do të humbasë 3 ndeshjet e para të Champions League, sezonin e ardhshëm, sigurisht nëse ai do të pranojë të firmosë për PSG. Tani mbetet një çështje mes portierit italian dhe kampionëve të Francës, që gjithashtu janë nën vëzhgim nga UEFA për shkak të Fair Play Financiar.

Mendohet se në rast se palët arrijnë një marrëveshje, Buffon do të jetë pjesë e PSG për dy sezonet e ardhshme, me një pagë prej 8 milionë euro në sezon./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi