U takua me Thaçin, Vuçiç “justifikohet”: E bëj për të shpëtuar kokat e serbëve

 

 

Në kuadër të samitit të Sofjes, Presidenti i Kosovës HashimThaçi dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç u ulën në të njëjtën tryezë.

 Por, ky takim nuk është pritur mirë në Beograd dhe menjëherë pas kësaj, Vuçiç ka dhënë një arsye të çuditshme se përse është takuar me Thaçin.

“Po e bëj këtë për të shpëtuar kokat e serbëve”, citohet Vuçiç nga mediat serbe.

Veç të tjerash, Presidenti serb tha se diskutoi me Thaçin për zgjidhjen e konfliktit historik mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Folëm sesi të vazhdojmë me dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për të zgjidhur konfliktin mes nesh. Kaq mund të them. Kjo është detyra ime, të takohem edhe me Thaçin”, vijon ai.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi