U refuzohet azili në Francë, riatdhesohen 178 shqiptarë

 

 

Procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetet e BE-së vijon të bëhet i shpeshtë. Gjatë ditëë së sotme janë kthyer në atdhe 178 shtetas shqiptarë nga Franca.

Sipas një njoftimi nga policia e shtetit, janë riatdhesuar vullnetarisht 178 shtetas shqiptarë. Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin, ka bërë të mundur transportin e 178 shtetasve shqiptarë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze. Të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit. Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas shqiptarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi