U lanë jashtë Kuvendit, gazetarët: Cënohet puna jonë! Do të dorëzojmë kërkesë edhe ambasadat e huaja

Teksa në Kuvend pritej të niste seanca plenare gazetarët që mbulojnë politikën kanë protestuar kundër vendimit të Byrosë për ti përjashtuar nga Komisionet Parlamentare.

Gazetarët janë shprehur se kjo gjë i pengon për raportimin e tyre dhe cënohet transparenca.

Më tej ata njëzëri bënë me dije se kanë formuluar një kërkesë të cilën do t’a dorëzojnë në Kuvend gjithashtu edhe në selitë e ambasadave të huaja në vend.

“Kemi përgatitur një kërkesë që do t’a dorëzojmë sot në Kuvend, në të gjitha ambasadat ee huaja në Shqipëri.

Kërkojmë që t’i shkojmë deri në fund kësaj gjëje.

Ajo cfarë po bëjnë politikanët sot, është për të hequr punën e gazetarit, nëse ne do të kemi vetëm materiale të gatshme që arrijnë në redaksi, atëherë cfarë pune kanë gazetarët më?

Ajo cfarë mua më vjen keq, është se këtë vendim e kanë votuar disa deputetë të cilët nuk janë votuar nga qytetarët dhe nuk do të jenë më në legjislaturën e ardhshme.

Më vjen keq që nuk pati asnjë reagim nga Partia Socialiste.

I bëj thirrje PS të tërhiqet, nuk mundet që disa deputetë të cilët votojnë për të lënë mediat jashtë parlamentit.

Duhet të ishin prezentë edhe gazetarët e studiove, jo vetëm ato të terrenit, pasi nëse ne nuk do jemi në parlament, nuk do dihet se cfarë ndodh në seanca parlamentare”– u shprehën gazetarët në deklaratat e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi