“U lamë jashtë loje”, Rama: Nuk kam bërë asnjë sherr me përfaqësues të BE, turp i madh për ata që mbrojnë unionin nga unë!

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, foli në lidhje me kritikat që ka bërë në drejtim të BE-së, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të kishte shpërndarë vaksina për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Ne kemi pasur shtet prej letre dhe ne po bëjmë transformim. Unë s’kam bërë asnjë sherr me BE-në. Mua nuk më ndalon askush të them opinionin tim. Por, mos u merrni me opinionin tim, por me opinionin e OBSH-së. Opozita dhe ambasada franceze nuk kanë të drejtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep rekomandime për vaksinën. Ka thënë se jemi pranë një katastrofe morale për njerëzimin. Unë s’jam kaq i madh sa të flas ne emër të njerëzimit, por kam mendimin tim dhe si kryeministër dhe opinioni shqiptar mendon si unë. Ne nuk do rrimë me gojën mbyllur për fakte të qarta. S’jam kryeministër i një vendi të BE-së, por jam europian”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se opozita, për kritikat që bën, po tregon karakterin e saj të dobët.

Opozita tregon karakterin e dobët. Kur opozita ka qenë në pushtet, ka folur me zë të ulët përpara çdokujt që flet me gjuhë të huaj. Jam më francez se vetë francezët. Këtu jemi për situatë që është e qartë. Jemi vend i vogël, por kjo nuk do të thotë mos të flasim. Për Francën, ka pasur humbje edhe në përkthim. Kauzën e BE-së e kam mbrojtur përherë. S’ka alternativë tjetër përveç BE-së. E kam mbrojtur me admirim dhe respekt. E di shumë mirë çfarë ka bërë BE-ja për Shqipërinë. Nuk harroj ndihmën e BE-së për rindërtimin. Ambasada s’ka pse mërzitet. BE të vendoste vaksina për Shqipërinë, asgjë nuk i kushtonte. U lamë thjesht loje”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama nënvizoi se është një turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga ai.

Turp i madh për ata që mbrojnë BE-në nga unë. Ata që nuk lënë fjalë vulgare pa përdorur ndaj ambasadorëve. Ata që i kanë bërë ambasadorët në sytë e opinionit si mos më keq, duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë, ata që nuk kanë lënë pa bërë maskarallëk për përfaqësuesit e BE-së këtu, e thonë këtë gjë. Nuk iu fus në sherr me BE-në, mos kini merak sa të jem unë këtu do jeni të mirë-përfaqësuar me BE-në dhe gjithçka tjetër”, përmbylli Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi