10.5 C
Tirana

U kap në kufi me 19150 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 38-vjeçari

Më datë:

Një 38-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 19150 euro pa i deklaruar në Pikën Kufitare të Kakavijës, është proceduar penalisht, teksa i është sekuestruar edhe shuma e parave.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në Pikën Kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Jam mbyllur në një kafaz”/ Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, pranohet kërkesa për njohjen e akteve

Seanca e radhës paraprake për dosjen penale ku kryebashkiaku...

Rama: Hapësirat publike do të çlirohen pa ndalim e as përjashtim

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po...

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...