U gjet i vdekur një ditë më parë, ish-shefi i policisë së Ulqinit Rudolf Elezoviç është vrarë

Mediat malazeze kanë bërë publike pamjet nga vendi ku u gjet i pajetë ish-shefi i Ulqinit, Rudolf Elezoviç, i cili ishte zhdukur që më 27 maj. Në vendngjarje ka mbetur vetëm një litar i kuq, ndëesa zona Sveti Dorde ku u gjet edhe trupi është pastruar tashmë.

Megjithatë forcat policore kanë shkuar sërish sot për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e personave që e lanë aty Elezoviçin.

Nga ana tjetër sot kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë që tregojnë qartë që ish-shefi i policisë është vrarë, por ende nuk dihet saktëisht mënyra apo koha. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera detaje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi