15.5 C
Tirana

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Më datë:

Personi që po shihni në foton më sipër është 30 vjeçari Kristian Marku, i cili mbeti i vrarë në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 në afërsi të fshatit Novoselë, teksa i riu po udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Volkswagen’. Ai u qëllua nga një tjetër makinë në lëvizje, duke marrë 3 plumba në trup që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Deri më tani, dyshohet se autorët dogjën makinën disa metra larg vendit të krimit dhe më pas u arratisën me një automjet tjetër. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë tjetër sa i takon atentatorëve.

Po kush është Kristian Marku?

Viktima rezulton të jetë një person me precedentë penalë. 30-vjeçari ka qenë i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohej si një nga autorët e ngjarjes së 26 Marsit 2023 të ndodhur në Rrëshen ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.

Për ngjarjen, një ditë më pas u arrestua Martin Bardhi si një nga autorët e të shtënave me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit në Rrëshen. Gjithashtu, Policia dyshonte se bashkëpunëtorë në krim ishin djali i Martin Bardhit, Erind Bardhi, si dhe viktima e atentatit të mbrëmjes së sotme, Kristian Marku alias Krist Bardhi.

Uniformat blu ngritën dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë u bë një konflikt për motive të dobëta për vendparkim. 6 muaj më pas, më 26 Shtator 2023, në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, Martin (Marku) Bardhi u qëllua për vdekje teksa ishte në shoqërinë e 3 personave që mbetën të plagosur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...