16.5 C
Tirana

U bënë prindër për herë të tretë, Rihanna dhe A$AP Rocky rikthehen në tapetin e kuq

Më datë:

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë dalë për herë të parë në tapetin e kuq që pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Rocky Irish Mayers, në shtator.

Këngëtarja dhe reperi, të cilët njihen për stilin e tyre të veçantë, morën pjesë në CFDA Fashion Awards. Ajo zgjodhi një veshje nga Alaïa, për të cilën tha se është: “Pa kohë, chic, pa mundim dhe drejt e nga post-partumi.

Rihanna ka marrë të njëjtin çmim në vitin 2014 ku shkoi e veshur me një fustan të ndritshëm e të tejdukshëm, mbuluar me kristale Swarovski, i cili mbetet edhe sot një ndër më të famshmit.

Rocky u vesh kokë e këmbë me Chanel. Së fundmi, ai ka xhiruar një reklamë me Margaret Qualley për shtëpinë e modës dhe videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ai mori çmimin Style Icon Award 2025 për ndikimin në industri duke thyer kufijtë, përfshirë punën e tij me agjencinë AWGE dhe emërimin si drejtori i parë kreativ i Ray-Ban.

Me shumë humor dhe çmimin në dorë, Rocky tha për Vogue: “Sot mund të vijë bebi nr. 4”, duke shtuar me të qeshur se ishte thjesht një shaka. Çifti ka edhe dy djem, RZA dhe Riot.

CFDA Fashion Awards u prezantua nga Teyana Taylor duke bërë bashkë stilistë, të famshëm dhe ikona të industrisë për të nxjerrë në pah krijimtarinë dhe risinë në modën bashkëkohore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Ekonomia rritje të qëndrueshme në vijimësi, inflacion stabël

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën...

Gonzato: Tranzicioni i gjelbër, në zemër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë

Bashkimi Evropian po u drejtohet bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë...

Kultivonte bimë kanabisi në bashkëpunim me familjarët e tij, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Një 50-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar...