11.5 C
Tirana

U arrestuan zyrtarët, kryebashkiaku i Shijakut: Distancohemi nga çdo rast abuziv

Më datë:

Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana,  ka reaguar në lidhje me 17 arrestimet e efektivëve të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “lejim të ndërtimeve pa leje” . Mes këtyre 17 personave u arrestuan edhe 2 punonjës të Bashkisë së Shijakut.

Në lidhje me këtë arrestime, Kryebashkiaku përmes një postimi  në rrjetet sociale, thotë se Bashkia e Shijakut distancohet nga cdo rast abuziv, dhe shpërdorimi detyre, dhe se inkurajojnë Prokurorinë dhe organet e drejtësisë e ato ligjzbatuese, të veprojnë kundrejt çdo shkelje.

Bashkia e Shijakut distancohet nga çdo rast abuziv dhe shpërdorimi detyre të kryer. Për çdo veprim abuziv jemi bashkëpunues me organet përkatëse në shërbim të hetimit, madje inkurajojmë Prokurorinë dhe Organet ligjzbatuese të veprojnë kundrejt çdo shkeljeje të bërë.

Që në fillim të marrjes së detyrës time si kryebashkiak kam qenë i diktuar nga ARSYEJA përballë PËRGJEGJËSISË MORALE dhe institucionale. Busulla ime orinetuese drejt asaj se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë është LIGJI dhe përgjegjësia morale për të bërë MË TË MIRËN për banorët e Shijakut.

Përgjegjësia për të kryer ose jo detyrën është individuale. Nëse kjo e mirë shkelet në një formë a një tjetër duhet ndëshkuar”, shkruan Arbana./abcnews

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...